×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Rruga në fshatit Doganaj e dëmtuar gjatë punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” të rregullohet shpejt

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 12:43

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar ka takuar sot banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale që është dëmtuar gjatë punimeve të Autostradës Prishtinë-Shkup.


    Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, Kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi që kërkesat e banorëve për këtë rrugë të plotësohen menjëherë dhe rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme.

    Përveç kësaj rruge, Veseli i siguroi banorët se do të ketë edhe investime tjera në këtë zonë.

    “Bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës takuam banorët e fshatit Doganaj, me të cilët diskutuam dhe u pajtuam për kërkesën e tyre që rruga e dëmtuar gjatë punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” të rregullohet shumë shpejt. Përveçse u zotuam për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi, banorët i siguruam se në këtë zonë të rëndësishme të Kosovës do të ketë investime të vazhdueshme infrastrukturore dhe ekonomike”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook pas takimit me banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!