×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 16:49

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.


    Veseli tha se sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.

    I njëjti tha se njësoj ishte edhe gjatë luftës, ku rreshtat e njësive të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.

    Postimi i plotë i tij:

    Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.

    Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.

    Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.

    Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit.

    Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit!

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!