×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Takim pozitiv – Kosova duhet të veprojë me vendime që ruajnë miqësinë me SHBA-të

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:22

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se takimi mes liderëve të vendit dhe krerëve të Ekipit Negociator ka qenë tejet konstruktiv dhe se do të ketë koordinim të vazhdueshëm. Ai tha se Kosova e ka të qartë platformën e vetë dhe e vlerëson lartë angazhimin më serioz të BE-së në dialog, por tha se gjithmonë do të kërkohet një angazhim direkt të SHBA-ve.


    “Kemi pasur një takim shume pozitiv. Me lejoni te ritheksoj edhe këtë. Samiti i Berlinit është konstatuar se është një lajm i mire. Ne kemi vetëm një mandat para qytetareve tanë, shtetin tone, integritetin dhe sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës. Ky është qëndrimi ynë. E falënderojmë BE-ne për fillimin e involivimit serioz në këtë proces. Por në mënyrë të veçantë e falënderojmë dhe e inkurajojmë angazhimin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Besojmë se do të ketë në të ardhmen edhe një involvim më direkt të SHBA-ve. Kosova është shtet sovran dhe kështu do të jetë përjetë”, ka thënë ai.

    Sa i përket taksës, që po kërkohet të pezullohet, ai tha se “taksa ka qenë vendim dinjitoz dhe tash nuk duhet të kthehet kundër Kosovës dhe të nënshtrohemi ndaj Serbisë”. Ai shtoi se taksa nuk duhet të shërbejë kundër SHBA-ve dhe Gjermanisë e Francës dhe e ardhmja duhet të sjellë vendime të mençura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!