×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli takon zv/shefin e misionit vëzhgues të BE-së – flasin për procesin zgjedhor

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 13:35

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel.


    Në këtë takim që u zhvillua në Zyrën e liderit të PDK-së u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

    Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së ka diskutuar edhe për sfidat që e kanë përcjell procesin zgjedhor në Kosovë.

    “Me zëvendës shefin e misionit vëzhgues të BE-së, z. Marian Gabriel, diskutuam përgjithësisht për procesin zgjedhor, si për mbarëvajtjen ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjellë. Presim përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t’i kenë adresat për nevojat e tyre”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!