×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Vet aksident në Klinë, një fëmijë lëndohet rëndë

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 14:04
    Foto: Ilustrim

    Një vet aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Grabanicë të Klinës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, lëndime me të rënda ka pësuar një fëmije, shkruan Reporteri.net. 

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Fëmija i lënduar, me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar nga Spitali Rajonal i Pejës, në QKUK.

    “Policia është njoftuar për një vet aksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmiu i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar” ka thënë Gashi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!