×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Shakovicë, lëndohet shoferi i makinës

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 10:12

    Një person është lënduar në një vetaksident në fshatin Shakovicë të Podujevës, shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 08:15 është raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës.

    “Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.

    Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!