×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 14% e zyrtarëve të lartë të Kosovës, e kanë bërë deklarimin e pasurisë

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 12:58

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit – APK ka ftuar zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë.

    Agjencia ka njoftuar se deri më tani vetëm 14 % e zyrtarëve të lartë e kanë bërë deklarimin.

    “685 zyrtarë, rreth 14.4 %, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike. 1059 zyrtarë, rreth 22.3 %, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë. Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars. Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë”, thuhet në një komunikatë të APK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!