×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 6 lopë shpëtuan nga djegia e shtallës, mbi 30 u dogjën

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 10:12

    Në orët e mbrëmjes së kaluar, një zjarr ka kapluar një shtallë të mbushur me bagëti duke djegur mjaft shumë lopë.


    Sipas deshmitarëve, në shtallë ka pasur një numër madh të lopëve, mbi 30, ku shumica prej tyre edhe janë djegur.

    Për Reporterin, një dëshmitar ka thënë se janë 6 lopë që kanë shpëtuar, mirëpo me djegie të mëdha, sic edhe shihen në foto.

    Deri tash, nuk është thënë saktë për shkaktarin e zjarrit, mirëpo Policia po dyshon se ajo u djeg nga rryma, pasi në vendngjarje ishte edhe KEDS.

    Ndryshe, zjarrfikësit kanë punuar për disa orë gjatë natës për të fikur zjarrin, i cili dogji në tërësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!