×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm gjashtë maturantë shqiptarë përfundojnë shkollën e mesme në Medvegjë

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 11:11

    Duket e pabesueshme, megjithatë kjo është e vërteta e dhimbshme e një vendi që dikur ishte i banuar përplot shqiptarë. 


    Mungesa e zhvillimit ekonomik, situata e brishtë e sigurisë, papunësia e madhe si dhe diskriminimi i vazhdueshëm janë vetëm disa nga faktorët që kanë bërë që Medvegja të zbrazet nga shqiptarët. Madje, nëse vazhdohet me një trend të tillë  për disa vite kjo trevë e shqiptarëve rrezikon të mbetet e tillë vetëm në librat e historisë.

    Armend Sahiti, Rigon Mustafa, Leonit Dema, Ilire Murati, Rejonita Dalipi, Liridon Rama, janë gjashtë maturantët e vetëm shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme në Medvegjë. Ata mbrëmjen e maturës e kanë festuar bashkë me bashkëmoshatarët e tyre serbë.

    Ata janë nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Nikolla Teslla”,  ku ekziston një paralele e ndarë në gjuhën shqipe. Aktualisht në këtë shkollë janë vetëm 22 nxënës shqiptarë nga katër paralelet, nga viti i parë deri te i katërti.

    E njëjta situatë do të jetë edhe vitin e ardhshëm, kur vetëm pesë nxënës shqiptarë do të përfundojnë shkollën e mesme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!