×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm dje, tre policë u sulmuan në Kosovë, morën lëndime trupore

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 14:09

    Në Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren gjatë ditës së djeshme ka pasur sulme ndaj personave zyrtarë.


    Në Ferizaj një i dyshuar kishte sulmuar zyrtarët policorë, ku dy nga ta kishin mbetur të lënduar andaj u detyruan të marrin tretman mjekësor, po ashtu edhe i dyshuari.

    Kurse në Prishtinë po ashtu një i dyshuar kishte sulmuar një zyrtar policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, por me vendim të prokurorit i dyshuari është lënë në procedurë të rregullt.

    Polici tjetër që u sulmua në vendin e tij të punës ishte në Prizren, i cili pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!