×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm edhe një viktimë ka mbetur për t’u identifikuar nga shpërthimi i zjarrit në spitalin e Tetovës

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 11:25

    Zjarri që kaploi mbrëmë spitalin modult të Tetovës la të vdekur 11 persona.


    Nga ta, tanimë autoritetet kanë identifikuar thuajse të gjitha viktimat, ndërkohë që burimet e Alsat, thonë se po punohet në identifikimin e një të fundit.

    Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë 12 persona kanë mbijetuar dhe po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net

    “Ministria e Shëndetësisë njofton se në tragjedinë e mbrëmshme në Covid-qlinendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona.

    Në Covid-qendrën në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur 26 pacientë, 12 të mbijetuarit janë për kurim në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka punonjës shëndetësor që kanë humbur jetën ose janë lënduar në këtë tragjedi, disa janë me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje deri tek familjet e viktimave. Nga kjo ministri njoftojnë se gjatë gjithë ditës do të informojnë për të gjitha detajet e reja rreth kësaj ngjarje tragjike. Apelojmë deri tek qytetarët dhe mediat që t’i ndjekin informatat zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet për këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!