×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm Prishtina po kryen teste serologjike për COVID-19

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 23:13

    Gati 2 javë pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një udhëzimi administrativ ua dha dritën e gjelbër komunave që të nisin testimin serologjike te qytetarët, pothuajse asnjë komunë përveç kryeqytetit, nuk ka arritur ta nisë këtë testim.


    Komuna e Gjakovës tashmë ka ndarë rreth 100 mijë euro për blerjen e 10 mijë testeve serologjike, derisa brenda javës së ardhshme pritet t’i sigurojnë këto teste.

    Derisa Komuna e Prizrenit ka kërkuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që t’u lejojë atyre që këto teste t’i blejnë me procedura të përshpejtuara.

    Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ka deklaruar se nëse kjo u lejohet, atëherë ata gjatë javës së ardhshme mund ta nisin testimin, raporton KTV.

    Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, tregon se kjo komunë pasi ka marrë informacione nga Ministria e Shëndetësisë se nuk ka fonde nga niveli qendror për testet serologjike, atëherë ata janë duke shikuar mundësi që ato t’i ndajnë nga buxheti i komunës.

    Më 18 gusht, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nënshkroi udhëzimi administrativ që u lejonte komunave që të kryenin teste serologjike dhe PCR.

    Por, deri më tani është vetëm Komuna e Prishtinës e cila që nga muaji korrik, ka nisur testimin e qytetarëve të saj përmes testeve serologjike.

    Derisa testimi serologjik ka nisur në mbi 100 laboratorë privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!