×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm sot 5 të vdekur nga Covid 19, kryeministri Hoti në takim të jashtëzakonshëm me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 13:30

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka thirrur takim të jashtëzakonshëm me udhëheqësit e insitucioneve shëndetësore, pasi sot kanë vdekur pesë persona të prekur me Covid 19, dhe dje tetë të tjerë.


    Pas shtimit të rasteve të reja me coronavirus ku vetëm dej ishin 178 sosh, kryeministri Avdullah Hoti është duke u takuar me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, ndërsa pas takimit pritet të mbajë një konferencë për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërsa dyshohet se që nga mesnata, 5 persona të prekur me Coronavirus kanë vdekur, dhe atë si pasojë e problemeve me aparaturat e oksigjenit.

    Vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Coronavirus. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 8 persona të prekur nga ky virus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!