×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i UÇK-së: Duhet ndryshuar Kushtetuta, amaneti i Adem Jasharit ishte bashkimi kombëtar

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 8:20

    Veterani i UÇK-së, Ali Januzi thotë se komandanti Adem Jashari e kishte lënë një amanet. Ai ishte bashkimi kombëtar.


    Januzi e thotë edhe vet se bashkimi kombëtar është aspiratë e secilit dhe asnjë shqiptarë nuk duhet ta heq nga mendja dhe nga shpirti.

    “Bashkimi kombëtar do të ndodhë edhe mos ndodhtë me këtë klasë politike që është sot, ka me lind një pararojë që ka me e tërheq popullin pas vete drejt kësaj çështje. Bashkimi kombëtar është i drejt i ligjshëm sepse ne e dimë se Shqipëria është copëtuar në pesë pjesë padrejtësisht. Ne kemi një gjak dhe një gjuhë, kemi një histori të përbashkët, një kompaksi territoriale prej Adriatiku në Nish. Zoti nuk e ka nda Kukësin dhe Prizrenin, Zoti nuk ka vu mur mes shqiptarëve por fuqitë e mëdha”, ka deklaruar Januzi në Dhoma e Rrëfimit.

    Sipas tij, klasa politike po frikësohet para bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk po i shfaq kërkesat e duhura.

    “Kërkesat duhet vet me i shfaq, nuk i shfaqin të tjerët. Kosova s’mund të jetë as forcë politike, as ekonomike as ushtarake, vetëm të bashkuar me Shqipërinë do bëhemi. Amaneti i bacit Adem ka kenë Shqipëria e bashkuar, ky ishte amaneti nuk i dëgjoj çfarë flasin ata në Kuvend. Ndryshone kushtetutën me vota në parlament, nëse jo sot do del dikush do ta ndryshojë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!