×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Asnjë i infektuar nga tubimi ynë i 12 qershorit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:12

    Lëvizja Vetëvendosje ka dalur me kritika ndaj Qeverisë Hoti në lidhje me menaxhimin e pandemisë.


    Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka thënë se asnjë aktivistë apo zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është infektuar për shkak të tubimit të 12 qershorit.

    “Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, ka thënë Bislimi.

    Po ashtu, ai ka thnë se një pjesë e madhe e politikës nuk e ka bërë përpjekje që ta mbajë situatën nën kontroll.

    “Përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, ka deklaruar Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!