×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Albin Kurti u aksidentua me veturë në Shqipëri, mësohet a ka të lënduar

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 21:21

    Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.


    Nga Zyra për Media e VV-së e kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

    “Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka, shkruan Reporteri.net.

    Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!