×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje del me qëndrim pas takimit që përafroi marrëveshjen me LDK-në

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 19:12

    Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës pa marrëveshje zyrtare për koalicion bashkëqeverisës.


    Menjëherë pas takimit me qëndrim ka dalë LDK-ja, poashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Edhe VV-ja njofton se Kurit e Mustafa do t’i shpeshtojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes.

    “Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, njofton VV-ja.

    Nga ana tjetër, Gazeta Online “Reporteri.net”, me burime ka mësuar se tashmë VV e LDK janë marrë vesh për ndarjen e Ministrive.

    EKSKLUZIVE: LVV heq dorë nga MPB, merr MPJ’në

    VV-ja ka hequr dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pozitë e cila marrëveshja do të parasheh t’i takojë LDK-së. Derisa, Ministria e Jashtme do t’i takojë partisë së Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Çështja e padefinuar mes këtyre dy partive mbetet posti i presidentit që LDK-ja insiston ta marrë me marrëveshje politike.

    Ndërkohë, pak para nisjes së takimit Kurti-Mustafa, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se e ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor 2019. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!