×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK i thotë Vetëvendosjes: Duam zotim për postin e Presidentit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 13:35

    Pozita e presidentit vazhdon të jetë pika e fortë ndarëse mes VV-së e LDK-së sa i përket arritjes së marrëveshjes qeverisëse.


    E pranoi edhe vet Albin Kurti se kanë mospajtime për këtë pozitë duke thënë se nuk është çështje e thjeshtë.

    Por LDK po insiston se pozita e presidentit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes në të kundërtën po “kërcënojnë” edhe ata me zgjedhje duke thënë se nuk i frikësohen mbajtjes së tyre, shkruan Reporteri.net.

    “LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide. LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje , nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, ka deklaruar sot Haxhi Avdyli i cili ka arritur të bëhet deputet edhe në legjislaturën e shtatë.

    Ai më tej tha se posti i presidentit nuk është post që vjen nga zarfi.

    “Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit nëse ne duhet të kemi një partneritet, nëse duam që postin e presidentit ta kemi si shkas për ta prishur qeverinë apo për ta rrëzuar në pranverë e vitit 2021”, tha ai, ndërsa ka shtuar se LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por se nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje pasi në këtë mënyrë bllokohet vendi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!