×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Mbi 100 mijë mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 0:28

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se deri më tani mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Vetëvendosje u ka bërë thirrje atyre që nuk kanë aplikuar që të nxitojnë dhe edhe ata të aplikojnë për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.

    “Mbi 100.000 aplikime të pranuara. Orët në vijim janë të fundit për aplikimin tuaj ndaj nxitoni”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

    Sipas VV, mërgata është ajo që i prinë ndryshimit në Kosovë.

    Gjatë ditës edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të votojnë. Ai përmes një video-mesazhi u ka dhënë atyre udhëzime se si duhet të aplikojnë.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që ata të votojnë në këto zgjedhje.

    Kurti ka thënë se kësaj radhe vërehet një interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të votuar.

    “Andaj ju bëjë thirrje ta ushtroni këtë të drejtë themelore, e cila ju bënë pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në skenën politike dhe në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në institucione. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur”, tha Kurti në këtë adresim.

    Ai ka thënë se vota e tyre është shumë e rëndësishme. Kurti u ka dhënë udhëzime mërgatës së si duhet të aplikojnë për të votuar.

    “Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit”. Bashkë I kemi qëdnruar gjithmonë afër Kosovës. Bashkë gjithnjë ia kemi dalur për të mirën e vendit. Tash ju bëjë thirrje të jemi të bashkuar edhe në proceset demokratike në të cilar po kalon vendi ynë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!