×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 11:56

    Ka nisur në Kuvend seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në votimin e këtij Projektligji, shkruan Reporteri.

    Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu ka folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje duke konfirmuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në votim.

    “Nuk do të të marrim pjesë në votim”, tha shkurt ai.

    Ndryshe, ky Projektligj ka shkuar në Kuvend, pasi që Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të japë votat e saj për kalimin e këtij projektligji.

    Dy ditë më parë, Komisioni për buxhet ka miratuar katër amandamente të propozuara nga PDK-ja për përfshirje në Projektligjin për rimëkëmbje.

    Kjo ka bërë që PDK-ja të ndryshojë qëndrim, pasi deri më tash nuk e ka përkrahur atë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!