Vetëvendosje pëson goditje pas shpine, një tjetër përplasje po del ne “pah”

Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit ka dal pasditen e sotme me një konferencë për media pas aktakuzës ndaj tre drejtorëve aktual nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.


Haskuka këtë aktakuzë ndaj Levent Kasëmit (LVV), Drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashit (LDK), Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Refik Shaqirit (NDS), Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, e ka quajtur të pa bazë.

Por ky problem komunal si duket Vetëvendosjes do t’i sjellë një tronditje tjetër brenda partisë.

Haskuka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se plani i disave ka qenë që me çdo kusht të ngritet padi ndaj tij.

“Përndryshe në njërën nga intervistat që isha i thirrur në hetuesi, njëri nga hetuesit më pat kërkuar falje duke u arsyetuar që janë në presion të vazhdueshëm që të ngrisin padi ndaj meje, prandaj çdo vendim i imi hetohet. Plani i tyre ishte që në një afat sa më të shkurtë të ngrihet padi ndaj meje, ashtu që të jap dorëheqje dhe që Prizreni t’i kthehet atyre që e kanë ngulfatur qytetin”, ka shkruar Haskuka.

Tutje duke shtuar se ka marr goditje pas shpine nga ata që ju ka besuar më së shumti.

“Fatkeqësisht, derisa ata që i kam përpara nuk më frikësojnë, shumë më me dhimbje janë goditjet që vijnë nga prapa nga ata të cilëve iu kam besuar shpinën”, ka shkruar Haskuka.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Blerim Saramati, anëtar i përgjithshëm në Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se ata nuk janë kundër Haskukës por kundër kryetarit të zgjedhur në emër të Lëvizjes.

“Nuk jemi kundër Mytës, po kundër kryetarit të zgjedhur në emër të Lëvizjës, që e dëshiron si shërbëtor e jo si bashkëpunëotrë, që kurrë nuk i thirri njëherë të vetme bashkëpunorët me të cilët ishte në fusahtë por krijji rrethe servilësh e familjarësh”, ka shkruar Saramati.

Tre drejtorë komunalë të Prizrenit po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Këta të tre po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën deri ishin anëtarë të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.