×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi kërkon të mos anulohet mbledhja e dy qeverive shqiptare: E presim Hotin të raportojë në Kuvend më datën 28 shtator

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 23:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas lajmit për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive Kosovë – Shqipëri.


    Ai ka thënë se kjo mbledhje e paraparë të mbahet në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve.

    “Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator”, ka shkruar Selimi në Facebook.

    “Ne e presim të hënën me 28, le të vi të raportojë në Kuvend”, ka thënë ai.

    Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë.

    “Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!