×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje shpërndanë pozat zyrtare të Kurtit për të cilat u krahasua me diktatorin Enver Hoxha

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 19:48

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot disa fotografi të test-protestës që është zhvilluar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.


    Sipas këtij subjekti politik, në këtë protestë ishin mbi pesëmijë pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.

    Në mesin e fotografive që janë shpërndarë nga partia e Kurtit, janë edhe pozat me të cilat ai u krahasua me diktatorin shqiptar Enver Hoxha dhe me liderë autoritarë tjerë.

    “Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë”.

    “Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë”.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të VV-së:

    Sot mbi 5 mijë pjesëmarrës, një pjesë e vogël e qytetarëve që mbështesin ndryshimin, treguan se protesta është e mundshme të organizohet edhe në këtë kohë, duke respektuar masat e rekomanduara nga Institucionet e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

    Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë.

    Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë!

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156864215197000?__xts__%5B0%5D=68.ARByZj9Xac0aTOVGew4az9ccAmyywgGMV7_SbGqvyHxbK7re0NwjAJ6oln0WxGhIky4SjSIxputmSiSBjxOUiev-HOMuwfES2nnIYJ5xmL_i-9g5rN50FKqjCKunqXJd_NsPSWa8C3f2w0gVHYQeXaHN0RaZdzO7JAWxM6ZUCHTM5EV_y8kVH4VRnnrEvwcqfApBG8Cc3tKyK0ScRcpM8DlLtZkLxg2qPB1HjY_EbDVB8Bfhox7zI0-GsPa8Wc0X-9CZN5kcqM086RR7kUkc3UsgcMvS_wZ_k4nN8xJJvGz8qiZhINskG9QJXB99HKwKJOk5kGwLxjyNoIXSkPVgUW7roHkBgUTEcl4BeYKOSsTSJbZTTCarhGOORrTriCa4kJ11sc4NOAlOxKFsp79tePDjnrSRj30J4c3M-YW9A1kxMtxzXR67jeKoEbSVlYSWjw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!