×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje thyen heshtjen zgjedhore – turma ndizet kur hynë Albin Kurti në tubimin e mbajtur sot

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 15:51

    Lëvizja Vetëvendosje ka thyer heshtjen zgjedhore duke mbajtur tubim me simpatizantë në një hotel në qendër të Prishtinës.


    Sipas legjislacionit në fuqi, një ditë para ditës së zgjedhjeve duhet të mbahet heshtje zgjedhore. Këtë ligj gjatë ditës së sotme e ka thyer Lëvizja Vetëvendosje, duke mbajtur tubim me simpatizantë të shumtë në ambientet e brendshme të një hotelit në Prishtinë.

    Insajderi ka siguruar një video nga tubimi, ku shihen persona të mbledhur të cilët mbajnë rekuizita të ndryshme, teksa bëhet thirrje për votim të Vetëvendosje në zgjedhjet që mbahen ditën e nesërme.

    Lajmin e kanë konfirmuar edhe stafi i hotelit në fjalë, duke thënë se është mbajtur një tubim i tillë.

    “Po, Lëvizja Vetëvendojse ka mbajtur një tubim i cili është afër përfundimit” – janë shprehur nga stafi i hotelit.

    Në tubim shihet edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa futet në takim duke u përcjellë nga brohoritje të shumta të pranishmëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!