×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvritet një burrë në Malishevë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 13:22

    Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot në mëngjes rreth orës 07:00, nga ana e Policisë ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë.


    “I ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij”, thuhet tutje.

    Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në dy vendet e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, dy trupi i pa jetë, është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Ndryshe, sot u raportua edhe për një person të vrarë në Rahovec, për të cilin rast shkruajti Reporteri.net.

    Zbulohet fotografia e 32 vjeçarit që u vra në Rahovec

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!