×
  • Lajme
  • Lajme

    Veton Surroi alarmon rreth përçarjes SHBA – Evropë, tregon çfarë duhet të bëjë Kosova

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 11:30

    Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit.


    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit.

    “Katër prej pesë shteteve anëtare të Quintit kanë përshëndetur veprimet e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. Politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit. Vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit. Liria e pavarësia e vendit janë produkt i unitetit Transantlantik e jo i ndasive. Sfidat e ardhshme të Kosovës do të jenë të përballueshme kur pesë prej pesë vendeve të kenë qëndrimin e përbashkët ndaj ardhmërisë euro-atlantike të këtij vendi”, ka shkruar Surroi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!