×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet një 11 vjeçar në Han të Elezit, dërgohet në spital

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 16:03

    Një 11 vjeçar është goditur nga vetura në orët e pasditës të enjten në Han të Elezit.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

    “Po, para 20 minuta një veturë ka goditur një person të moshës rreth 11-vjeçare, i cili është dërguar ne ambulance për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësorë”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.

    Kujtojmë se po sot ndodhi një aksident i rëndë trafiku në qytetin e Vitisë, ku vdiq një person dhe 3 të tjerë u lënduan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!