×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në Mitrovicë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 22:15

    Një grua e moshës 80 vjeçare ka humbur jetën në një aksident fatal në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.

    80 vjeçarja u godit nga një veturë mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00, në fshatin Zhabarë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti.

    “Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, tha Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!