×
  • Lajme
  • Lajme

    Veturat zyrtare keqpërdoren, pasi që komuna e Malishevës nuk i menaxhon ato

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 19:15

    Veturat zyrtare keqpërdorën mjaftë shumë në Kosovë, ndonëse me rregulla është e përcaktuar që ato të përdorën vetëm për punë zyrtare, shumë herë ato keqpërdorën për arsyeje personale.


    Zyra Kombëtare e Auditimit ka vërejtur disa mangësi sa i përket përdorimit të veturave zyrtare në Komunën e Malishevës.

    Kjo komunë nuk ka rregullore të brendshme apo procedurë për menaxhimin e automjeteve komunale.

    ZKA në një raport të publikuar thuhet se kanë shqyrtuar nëse në këtë komunë është aplikuar rregulla qeveritare për menaxhimin e veturave zyrtare, e cila përcakton se zyrtarët mund të shfrytëzojnë automjetet vetëm pasi kërkesa të jetë aprovuar nga mbikëqyresi i tij i drejtpërdrejtë.

    Gjatë testimit të dosjes së një veture kanë identifikuar se, vetura ishte përdorë në disa raste pa aprovim paraprak të mbikëqyrësit.

    Zyrtari nuk ka përshkruar qartë qëllimin e shfrytëzimit të automjetit, dhe në disa raste për destinacione të njëjta, janë evidentuar dallime të konsiderueshme në kilometrat e kaluara nga njëri rast në tjetrin.

    Po ashtu, ka është evidentuar mungesa e një përmbledhje rreth kilometrave të kaluara, derivateve dhe mirëmbajtjes së automjetit.

    ZKA thotë se mungesa e udhëzuesit apo rregullores së brendshme për menaxhimin e automjeteve zyrtare ka shkaktuar paqartësi rreth kërkesave zyrtare për menaxhim dhe shfrytëzim të veturave zyrtare.

    Këto të gjetura tregojnë se mund të ketë rrezik që automjetet të përdoren për qëllime jo zyrtare, transmeton Indeksonline.

    Kryetari duhet të sigurojë se është hartuar një rregullore apo udhëzim i brendshëm që rregullon menaxhimin automjeteve zyrtare. Automjetet të shfrytëzohen vetëm pasi të jetë përcaktuar qartë qëllimi dhe kërkesa të jetë aprovuar paraprakisht nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i shfrytëzuesit të automjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!