×
  • Lajme
  • Lajme

    Video e re, nuk është hera e parë që fëmijët keqtrajtohen në çerdhen “Cambridge Kids”

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 19:21

    Rasti i rrahjes së fëmijës 1 vjeçar nga dadoja e çerdhes private “Cambridge Kids” nuk është i pari keqtrajtim ndaj fëmijëve që ka ndodhur në të njëjtin kopsht.


    Në rrejte sociale është shpërndarë edhe një tjetër video ku shihet një tjetër edukatore e kësaj çerdheje duke e qortuar keq dhe shkundur një fëmijë, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, Reporteri.net ka publikuar sot pamje se si një tjetër fëmijë, vetëm 1 vjeç, është rrahur me shuplakë në fytyrë nga punonjësja e kësaj çerdhe private që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

    Rasti kishte ndodhur dje dhe sipas nenës së fëmijës krejt ka ndodhur për shkak se fëmija e saj nuk ka donte të ulej në karroce.

    Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Kopshti “Cambridge Kids” ka njoftuar se ka larguar nga puna dadon që rrahu 1 vjeçarin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!