×
  • Lajme
  • Lajme

    Video nga rrethi te Albi, lëshohet në qarkullim pikërisht në kohën kur ka pak lëvizje

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:49

    Kohë të gjatë kanë pritur qytetarët të hapet rrethrrotullimi në Veternik, por pritjes së tyre i erdhi fundi dje, pasi u lëshua për qarkullim.


    Ishte ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, që dje njoftoi hapjen e tij, ku tha se është punuar ditë e natë, e në shi vetëm sa të kryhet më parë.

    Hapja e tij ka ndodhur ashtu siç ka paralajmëruar Minsitria e Infrastrukturës, pra në javët e para të marsit, dhe për t’u lëshuar në qarkullim është punuar muajve të fundit gati 24 orë, shkruan Reporteri.net.

    Është interesant fakti që hapja e tij ka rastisur të ndodhë kur ka shumë pak lëvizje, për shkak të masave që janë ndërmarrë ndaj përhapjes se koronavirusit.

    Reporteri.net ka realizuar disa video ku shihet se ky rreth është lëshuar në qarkullim, por që nuk ka vetura aq shumë siç ndodhë ditët e zakonshme në këtë pjesë të kryeqytetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!