×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhet sistemi i sigurisë në memorialin “Ibrahim Rugova”, në Istog

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 11:06

    Gjatë mëngjesit të sotëm, në Policinë e Kosovës, është raportuar një vjedhje e sistemit të sigurisë në brendinë e objektit të memorialit “Ibrahim Rugova” në Istog.


    Sipas raportit 24-orësh, një punëtor i një kompanie ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.

    Në raport nuk është theksuar vlera e dëmit, veçse vepra cilësohet si vjedhje e rëndë.

    “Istog 15.04.2019 – 10:20. Një mashkull K/Shqiptar punëtor i një kompanie ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit ‘Ibrahim Rugova’ dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!