×
  • Lajme
  • Lajme

    Vigan Qorrolli e Haxhi Xhemajli në “finale” për gjyqtar të Kushtetueses

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 20:15

    Vigan Qorrolli dhe Haxhi Xhemajli janë dy kandidatët që janë në garë të drejtpërdrejtë për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.


    Të dy ishin pjesë e listës së ngushtë të kandidatëve që të enjten iu prezantuan deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Nga tre kandidatë që ishin në garë sot, Qorrolli i priu garës në raundin e parë me 50 vota. Nga 18 vota patën Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli. Pasi Jashari e Xhemajli kishin rezultat të barabartë, Komisioni i Kuvendit propozoi votim të dytë për të caktuar kandidatin rival të Qorrollit në garën finale.

    Në raundin pasues, Xhemajli mori 44 kundrejt 29 sa mori Jashari.

    Haxhi Xhemajli është personi i 4 më i votuar në listë, emri i të cilit u propozua për t’u votuar në seancë plenare nga deputetët e Kuvendit.

    Deputetët do të votojnë në raundin e tretë për të zgjedhur mes Qorrollit e Xhemajlit për pozitën e gjyqtarit në Kushtetuese.

    Në propozimin që Komisioni i posaçëm për shqyrtim të kandidatëve për emërim si gjyqtarë të Kushtetueses, Qorrolli u prezantua si emri me më së shumti pikë nga testimi me shkrim dhe intervistimi me gojë.

    Fillimisht ishin katër emra në listën e ngushtë, por Visar Morina u tërhoq para seancës së Kuvendit.

    Garës për gjyqtar ia kishin mësyrë 11 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!