×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / E rëndë

    Viktima e aksidentit në Carallevë ishte specialist i kirurgjisë vaskulare, reagon SHSKUK

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 23:20

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh ngushëllime për gjithë komunitetin shëndetësor dhe pacientët të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra, dr.Jetmir Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht sonte në një aksident trafiku në Carralevë.

    ShSKUK në postimin e bërë për vdekjen e hershme të doktorit, shpreh trishtim ndaj lajmit për vdekjen e tij.

    “I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare. Të pikëlluar me ndarjen e parakohshme nga jeta, ShSKUK, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve me përkushtim ju shërbeu për vjet të tëra. Prehu në paqe, Dr. Jetmir!”, thuhet në njoftim.

    Reporteri.net ka raportuar për aksidentin me fatalitet që ndodhi  sonte në Carralevë.

    Si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një autobusi ka vdekur një 42 vjeçar me inicialet J.G.

    Rastin për gazetën online Reporteri.net e konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

    “Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

    Aksident me fatalitet ndërmjet një veture dhe autobusit, vdes një 42 vjeçar

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!