×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktima e fundit nga COVID-19 është nga Mitrovica, kryetari i komunës jep detaje

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 0:01

    Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me coronavirus ka shkuar në 55.


    Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

    “Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

    Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

    Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!