×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri i përgjigjet Kurtit: Të jesh kundër kësaj politike, kjo është ana e vetme e vlefshme

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 13:29

    Visar Ymeri ka reaguar lidhur me akuzat që po bëhen kundrejt njëri-tjetrit nga zyrtarët e lartë shtetëror.


    Sipas tij kjo mësyerje akuzash publike pa kurrfarë baze është absolutisht e papranueshme, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Ymeri ka thënë se nga pozita e udhëheqësist institucional dëshmitë që mund t’i kenë për shkelje e krime duhet’i dorëzojnë tëk organet përkatëse.

    “Publikun ta njoftojnë për vendimet në mënyrë transparente. E jo ta helmojnë me insinuata e dyshime. Këto nuk kanë për qëllim t’i luftojnë shkeljet. Por vetëm për PR. Për propagandë kundër njëri tjetrit – edhe nese kështu, përmes akuzave publike, rrezikojnë të heshten e deformohen rastet gjyqësore.”, ka shkruar ai.

    Ymeri tutje ka komentuar edhe për gjuhën që po përdoret në deklarata nga zyrtarët shtetëror, duke thënë se nuk po zgjedhin fjalë e mjete për ta luftuar njëri-tjetrin.

    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i është përgjigjur edhe pyetjes të cilën kryeministri në detyrë e parashtroi në një nga statuset e tij, ku shkruan “Në cilën anë je ti?”.

    Ymeri ka thënë se të jesh kundër kësaj politike është ana e vetme e vlefshme.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Është absolutisht e papranueshme kjo mësyerje akuzash publike pa kurrfarë baze që po e shohim nga zyrtarët e lartë shtetëror. Mbrëmë Presidenti. Më herët u.d së Ministrit të Brendshëm. Nga pozita e udhëheqësit institucional dëshmitë që mund t’i kenë për shkelje e krime duhet t’i dorëzojnë te organet përkatëse. Publikun ta njoftojnë për vendimet në mënyrë transparente. E jo ta helmojnë me insinuata e dyshime. Këto nuk kanë për qëllim t’i luftojnë shkeljet. Por vetëm për PR. Për propagandë kundër njëri tjetrit – edhe nese kështu, përmes akuzave publike, rrezikojnë të heshten e deformohen rastet gjyqësore.

    Sëkëndejmi e kam të vështirë ta marrë për të vërtetë cilindo deklarim të Presidentit në këtë luftë të dëmshme politike të tij me Kryeministrin. Shumë prej atyre akuzave të hedhura kuturu mbrëmë nga Presidenti nuk kanë kurrfarë baze. Prej akuzës për Astrit Deharin e deri te huqja totale, e qëllimshme, për familjarët e Albulena Haxhiut.

    Skena politike e opinioni publik në përditshmëri po helmohen e terrorizohen nga kacagjelosja Thaçi- Kurti, dhe kjo po e dëmton rëndë aktualitetin e potencialitetin institucional të Kosovës si dhe po e rrezikon sigurinë e vendit. Jemi në një situatë shumë delikate në procesin e shtetndërtimit, të demokracisë e rendit publik. Sjellja e tillë e dy krerëve shtetëror po e rëndon edhe më shumë këtë situatë.

    Prandaj çështja e ndërhyrjes eventuale në Njësitin e përgjimeve duhet hetuar nga organet e drejtësisë me urgjencë dhe me seriozitet. Në bazë të këtij hetimi pastaj të merren masat karshi fajtorëve. Nëse këta vërtetë kanë ndërhyrë atëherë duhet të ndjeken penalisht, përveç se të përgjigjen politikisht. Kjo do të kishte me qenë ndërhyrje serioze arbitrare e Ekzekutivit në çështje të Gjyqësorit si dhe në privatësinë e sigurinë e qytetarëve. Nëse del të jetë e pavërtetë, atëherë Presidenti duhet të përgjigjet për shpifjen, përveç se politikisht, edhe para gjyqit. Një gjë e tillë nuk guxon në asnjë mënyrë të kalojë në heshtje.

    Si shtet e veçanërisht si shoqëri nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lejojmë që një sjellje e tillë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e zyrtarëve shtetëror të na bëhet normale. Ky antagonizëm Kryeministri-Presidenti (Kurti-Thaçi) ose e ‘reja’ me të ‘vjetrën’ është artificial. Nuk është njëri e kundërta e tjetrit, politikisht e konceptualisht. Ata në të vërtetë përherë e më shumë po bëhen dy anët e së njëjtës medale. Sepse të dy politikën e kanë reduktuar në kundërshtim ndaj personit të tjetrit. Të dy nuk po zjgedhin mjete e fjalë për ta luftuar njëri tjetrin. Asnjëri prej tyre nuk paraqet asnjë shenjë progresiviteti në politika, përveç retorikës boshe elektorale. Dhe po i shërbejnë njëri tjetrit. Ndërkohë që progresive po mbetet vetëm një: Të jesh KUNDËR KËSAJ POLITIKE. Kjo është ana e vetme e vlefshme.

    https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10157240848428456

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!