×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri thumbon Kurtin, thotë se po i ngjason Thaçit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 20:18

    Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti, për heqjen me kushte të taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovines.


    Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se bashkërendimi i politikave tona shtetërore me miqtë tanë, e veçanërisht me SHBA-të, për sa i përket dialogut me Serbinë është i domosdoshëm, shkruan Reporteri.net.

    Ymeri thotë se ky është vendim i duhur, por që mënyra se si është arritur ky vendim është më e keqja e mundshme.

    Ndër të tjera ai ka thënë se kjo sjellje e Kryeministrit Kurti i përngjason sjelljes së Thaçit kur ishte kryeministër.
    “…(p.sh. për Fusnotën) duke i thënë disa JO të vogla drejt PO-së së madhe.“, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10156947312748456?__cft__[0]=AZVHU7VNPD_sYlvxAd1HGk211A_GjuJzEkfyDatvmYs_zk7BRPRJMRZ93e1af45NFwH2EB180_JEKkJr1mkYLz-H2gU4cg87LBkmjxuBHiz9kaolwmc47onjOi37Wi1BlN4&__tn__=%2CO%2CP-R

     /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!