×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti 2019: Momenti kur qytetari i Fushë Kosovës e merr vesh se nuk ka më nevojë për bidonë për ujë

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 10:53

    Tash e 20 vjet, banorët e një pjese të madhe të Fushë Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.


    Qytetarët vazhdimisht janë shprehur se  është e papranueshme që në shekullin 21, të ketë probleme të tilla që prekin nevojat elementare për jetë, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, gjatë kësaj jave në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë thënë se problemi me ujin e pijes për banorët e Fushë Kosovës, përfundimisht do të zgjidhet.

    Kjo kompani ka bërë sot testimin e linjës së ujit në Fushë Kosovë. Ekipe të shumta tashmë janë në terren dhe po testojnë furnizimin me ujë.

    E në një komunikatë të lëshuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”  pasqyrohet “gëzimi” i madh i një qytetari kur e kupton se nuk ka më nevojë për bidonë në mënyrë që të furnizohet me ujë të pijshëm.

    Në komunikatë thuhet se kur mori vesh lajmin, qytetari u gëzua pa masë dhe u kthye në shtëpi. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1292257897588499

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!