×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Jemi duke diskutuar me secilin nga vendet mike për mundësinë e ofrimit të vaksinave si donacion

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 17:42

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka mbajtur një konferencë për media, gjersa ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë.


    “Unë kuptova që asnjë person që është vaksinuar deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësorë, i cili do të mobilizonte ekipin e qendrës për intervenim. Vaksina është e sigurtë dhe ftoj të gjithë qytetarët mbi moshën 80 vjeç të vaksinohen”, tha Vitia.

    Ai shtoi se janë duke diskutuar me secilin nga vendet mike për mundësinë e ofrimit të vaksinave si donacion.

    “Ne jemi duke diskutuar me secilin nga vendet mike për mundësinë e ofrimit të vaksinave si donacion. Një pjesë e këtyre vendeve kanë bërë vaksinimin e një numri më të madh të qytetarëve të tyre, por duhet ta kemi parasysh që të gjitha shtetet po përballen me këtë problematikë dhe pa vaksinuar qytetarët e tyre është problematik që të furnizojnë Kosovën”, deklaroi Vitia.

    “Kontigjenti i dytë i këtij grupi pritet të vij nga fundi i prillit ose nga fillimi i majit, këto janë së paku fjalët që kemi nga mekanizmit Covax. Ndërsa për dozën e dytë është  qershori. Jemi në kohë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!