×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Masat anti-Covid kanë dhënë efektin e tyre

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:16

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se të gjitha masat anti-Covid që merren në këtë dikaster diskutohen në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të IKSHPK-së.


    “Të gjitha masat që merren në Ministrinë e Shëndetësisë diskutohen me shumë akterë dhe natyrisht në bazë të rekomandime të ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. Kërkesa për masa më rigoroze nga IKSHPK-ja janë bërë qysh në muajin nëntor të vitit 2020. Këto masa i kemi analizuar nga çdo perspektive. Për sa i përket efektshmerisë i keni parë statistikat e javës së kaluar. Janë dhjetëra më shumë raste të vdekjeve dhe të hospitalizimeve.”

    “Masat kanë dhënë efektin e tyre,. Spitalet tona në këtë javë dhe në atë të kaluar kanë marrë frymë më lirshëm sesa javëve të kaluara”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!