×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Masat do të përditësohen çdo dy javë

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 15:50

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se masat mbrojtëse ndaj COVID-19 do të përditësohen çdo dy javë, varësisht nga gjendja me pandeminë.


    Ai ka thënë se lajmet për gjendjen me pandeminë janë të mira, për shkak të uljes së numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve, por që ende situata nuk është e mirë.

    “Jemi munduar që bashkërisht me ministritë përkatëse të mbulojmë vështirësitë që po kalojmë. Duke pasur parasysh shtrëngimin e masave në nivel global, masat e marra, e rekomandimet e bazuara nga institucionet përgjegjëse, ne ishim të obliguar të marrim veprime konkrete. Kjo është periudhë e vështirë për të gjithë ne. Në këtë moment, masat kufizuese janë lehtësuese. Kemi lajme të mira po akoma jo të dëshirueshme. Raportimet flasin se kemi një ulje të rasteve të reja me COVID, ulje të hospitalizimeve dhe ulje të vdekjeve”, ka thënë ai.

    Përndryshe, Vitia ka thënë se ka rritje të numrit të testimeve në 20 ditët e fundit.

    Ai është shprehur se numri i testimeve është më i madh për 13.64 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!