×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Me ligj do të rregullohet njëherë e mirë çmimi i barnave

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:10

    Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ka iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale.


    Deputeti Uran Ismaili, ka thënë se ky ligj e mbron xhepin e qytetarëve dhe kthen dinjitetin e farmacistëve të Kosovës.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e mirëpret këtë nismë për ligjin e rregullimit të çmimit të barnave.

    Vitia në seancën e Kuvendit ka deklaruar se do të punojë bashkë me Qeverinë dhe Kuvendin për të rregulluar një herë e mirë këtë ligj.

    “Për të mundësuar edhe për të parandaluar shpenzimet nga gjepi i qytetarëve sa i përket barnave ka qenë pjesë e agjendës legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi. Ju falënderoj për këtë draft që më dorëzuat për këtë pjesë të rregullimi të ligjit për barna”.

    “Ju falënderoj për bashkëpunimin për këtë çështje e pres bashkëpunimin edhe të deputetëve të tjerë, e kemi vullnetin dhe guximin që bashkë të punojmë për këtë dhe ta rregullojmë njëherë e mirë me ligj këtë problem dhe jo me udhëzim administrativ”, ka thënë Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!