×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Mostrat e të helmuarve në Deçan do të dërgohen për analizë jashtë vendit

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 15:56

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë ku po diskutohet për helmimin e qytetarëve në Deçan, ka thënë se mostra të disa pacientëve do të dërgohen jashtë shtetit për analizë.


    Kjo për shkak se ai lloj analize nuk bëhet në Kosovë.

    “Një numër i mostrave të cilat pritet të dërgohen jashtë shtetit sepse kjo lloj analize nuk bëhet në Kosovë”, ka thënë Vitia.

    Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdohet furnizimi me barna në bazë të nevojës që ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan ku po trajtohen pacientët e helmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!