×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia për fotografinë ku shihet në një ndejë me sharkia e shumë persona: Isha me familjarë, por kjo s’më shfajëson mua

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 17:55

    Dje Gazeta Online “Reporteri” ka publikuar disa fotografi, ku ministri Arben Vitia shihet në një ndejë me sharkia, e ku të grumbulluar shihen disa persona.


    E lidhur me këtë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media, ka folur edhe për këtë çështje.

    “Ishte një ndejë në fillim të marsit ku kam qenë me disa miq dhe familjar në një kohë kur kanë qenë disa masa tjera. Pavarësisht kësaj kjo nuk më shfajëson mua dhe as unë e askush tjetër nuk duhet të rrezikoj shëndetin publik”, tha Vitia.

    Gjithashtu, ministri Vitia bëri thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit.

    Para 3 javësh, virusi “nuk ekzistonte” për Arben Vitinë – shkonte në ndeja me sharkia

    Ndryshe, ndeja, fotografitë e të cilës i ka publikuar dje Gazeta Online ‘Reporteri.net’, është mbajtur më 13 mars, pak më shumë se tri javë nga kur nisën masat e reja anti-Covid. Aty dhe shihet se asnjë masë nuk është respektuar. Vitia dhe të tjerët, shihen pa maska e pa distancë, e madje të grumbulluar me persona që nuk janë familje e afërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!