×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitin tjetër Kosova aplikon për në Unesco

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 9:52
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deklaroi se Kosova në vjeshtën e vitit të ardhshëm do aplikojë për t’u bërë anëtare e UNESCO-s.

    Sipas tij, nga anëtarësimi në UNESCO do dëshmohet edhe më shumë pavarësia e sovraniteti i Kosovës.

    “Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet.E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim. Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO,janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Çeku në Tëvë1.

    Ai tutje përmendi edhe aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian, e që do ndodhë gjatë këtij muaji.

    “Besoj që në të njëjtën logjikë duhet të vazhdojmë edhe me UNESCO-n dhe me organizatat tjera institucionale e ndërkombëtare”, tha ai tutje.

    Kujtojmë se kërkesa e Kosovës për t’iu bashkuar organit kulturor të OKB-së në vitin 2015 nuk ka marrë mjaftueshëm vota nga shtetet anëtare të UNESCO-s, për shkak të kundërshtimit të fortë nga Serbia dhe aleatët e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!