×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizat dhe dialogu, Von Cramon po qëndron në Prishtinë

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 13:05
    Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon

    Zyra e BE-së në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Prishtinë po qëndron Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.

    Ajo do të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë derisa të hënën me 24 tetor do të mbajë edhe një konferencë për media.

    Arsyeja e kësaj vizite të von Cramon është çështja e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit në Bruksel për këtë çështje si dhe dialogu Kosovë-Serbi.

    “Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!