×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Kurtit në SHBA? Escobar për Reporteri: Nuk kam informatë për ndonjë vizitë potenciale

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 21:48

    Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se nuk ka dijeni nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë ndonjë vizitë zyrtare në SHBA.

    “Kosova mbetet partnere e besueshme dhe mirëpresim forcimin e lidhjeve tona bilaterale, por tani për tani nuk kam ndonjë informatë më specifike rreth vizitave potenciale të ardhshme”, tha Escobar në intervistën për Reporteri.net, e para për një medium në Kosovë.

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që sipas tij nuk e cenojnë sovranitetin e Kosovës.

    Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se çdo marrëveshje përfundimtare që do të jetë e pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë do të jetë e pranueshme edhe për SHBA-në.

    Ndryshe, ish-kryeministri Kurti para disa muajsh kishte deklaruar se shumë shpejtë do të udhëtojë për vizatë zyrtare në SHBA, gjë që nuk ka ndodhur deri më tash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!