×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e armatosur në Podujevë, hajnat përleshen me të zotët e shtëpisë

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 8:50

    Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës në Podujevë.

    Policia bën të ditur se dy persona kanë njoftuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tyre, më të cilët edhe janë përleshur.

    “Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

    Teksa, vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit.

    Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!