×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen një lajm i mirë nga QKUK: 33 pacientë më pak në Infektivë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:25

    Disa ditë pasi në Klinikën Infektive shkonte duke u rënduar situate me rritjen e pacientëve të shtrirë, ka ardhur një lajm i mirë. Kjo klinikë ka njoftuar se sot janë të shtrirë më pak pacientë me coronavirus se ditën e djeshme.


    Sipas njoftimit të QKUK, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 107 persona, 33 më pak se një ditë më herët. Siç njoftohej dje, aty shtriheshin 140 sosh, shkruan Reporteri.net.

    “Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste”, thotë njoftimi.

    Aty bëhet e ditur se nga këta pacientë të shtrirë, 55 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

    Po ashtu, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste, e 2 rastet të tjera janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Ky zvogëlim i të shtrirëve në Infektive vije në kohën kur të gjithë mjekët alarmonin për kaos dhe mospërballim të fluksit të pacientëve.

    Duhet theksuar se Kosova ka shënuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve, pasi dje u konfirmuan 183 raste të reja e një ditë më herët 195, i cili numër është rekord që nga shfaqja e pandemisë.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situate është serioze por nën kontrollë. Ata shtuan se janë porositur pajisje për të kryer teste dhe teste të reja, për të shtuar numrin e testimeve ditët në vazhdim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!