×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Aktivistët duan që të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 23:21

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në tubimin e partisë së saj në Vushtrri, bashkë me kryetarin Isa Mustafën e nënkryetarin tjetër, Agim Veliun.


    Osmani thotë se në Vushtrri bisedoi me qindra aktivistë, e tregon se ata ia konfirmuan se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim.

    “Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takojë e bisedojë me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1569997233162535?__xts__%5B0%5D=68.ARDEU8neZBXXA691aY7pQSFXotuwfX5QrQHUCGcAmvSHVCcEOhDfVSco8fdTXo9jhvk-2_e-vGSI6gR7VlkfIU5uzF4201i6hlMTKNcZkiMT4xeRlmCdwL3-XRRnJ7rGNvX7QakPEul_5OJPGA3xuGMlzJK__AFNy0h9sod3_umOFg8EBdp3-0inN07cWf4OVtAs0ycRqo9x2Bt0I6KOuO8RNmMEUirbtqUyWiElbz9UeoMuV_YRfwpoIPV2pDcxB2EqponnwjX_zY24tvWBaBdcFRLIqWjq4yyTkpnDH-i3XsSURw_S8Svp9j9NJXInFxUQKS4oZYv5iw3B_xDcHsaGXg&__tn__=-R

    Përmes këtij postimi Osmani sikur e thumbon sërish Veliun i cili e ka akuzuar atë për afri me Albin Kurtin, ndërsa e ka “sulmuar” edhe këtë të fundit.

    Reporteri.net sot raportoi se si Osmani dhe Veliu ishin ulur pranë njëri-tjetrit, por përkundër kësaj sipas burimeve tona se ata nuk i kishin fshehur inatet pasi nuk mbanin kontakt.

    Dy nënkryetarët e LDK-së kanë pasur jo pak pasur mosmarrëveshje mbi qëndrimet lidhur me formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, por që kulmi ka qenë kur Veliu kishte reaguar kur Osmani shkoi për t’u regjistruar në Kuvend si deputete bashkë me kreun e VV-së.
    Veliu për këtë kishte thënë se Osmani duhet të japë sqarime, por që kjo e fundit kishte pohuar se nuk ka nevojë t’i jape askujt sqarime për veprimet e saja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!